Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Villarealit, në “El Madrigal” me rezultat 3-1.
Në minutën e 17 Kaka pason deri te Marcelo, i cili shënon për ta kaluar klubin e tij në epërsi.
Pesë minuta më vonë Ronaldo shënon për ta dyfishuar epërsinë e klubit dhe duke shkuar kështu sigurt drejt çmimit “Pichichi.”
Deri në fund të pjesës së parë shifrat nuk u ndryshuan dhe kështu kjo pjesë përfundoi me epërsi prej dy golave të Real Madridit.
Në minutën e 51 Gaspar shfrytëzoi një gabim të Marcelos, për të pasuar deri te Cani i cili e ngushtoiepërsinë e klubit të tij.
Reali më pas ishte dominues në tërë ndeshjen dhe kishte shumë raste për shënim duke përfshirë këtu edhe një gol të anuluar të Mesut Ozil.
Në minutën e fundit të takimit Cristiano Ronaldo shënon një supergol nga gjuajta e lirë për rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë fitore Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 89 pikë, katër më pak se Barcelona që është në vendin e parë.
Monday, 16 May 2011 08:26