Sport.it shkruan se Ricardo Kaka shpreson për një qëndrim te Reali dhe do të ishte shumë i lumtur nëse edhe sezoni tjetër e gjen atë në fanelën e bardhë.
Gjithmonë, sipas Sport.it, “do të ishte një nder i veçantë që Jose Mourinho të më mbajë këtu edhe për sezone tjera, ai është një person i mrekullueshëm dhe nuk mund të mos kem raporte të mira me të“, ka thënë ylli brazilian.
Ricardo Kaka është i lidhur me një kalim tek Chelsea, transferim i cili, sipas medias angleze, tashmë është arritur, pasi që Chelsea e ka thyer tabunë, duke ofruar 35 milionë euro për “mbretërit”, po aq sa dëshirojnë drejtuesit e Realit.
Sunday, 15 May 2011 15:15