Zëvendës-trajneri i Jose Mourinhos, Aitor Karanka ka thënë se çdo kush e ka parë sjelljen e Sergio Busquets në El Classico dhe se çdo kush e ka parë se çfarë i ka thënë mbrojtësit të Real Madridit, Marcelos.
“Mendimi im është i njëjtë sikurse i klubit. Ne nuk jemi duke gjykuar askënd. Video ka treguar gjithçka dhe tani Uefa ka hapur një procedur për rastin.”
“Çdokush ka parë atë që ai ka bërë në atë takim. Unë kam thënë se ajo çka ndodhë në fushë duhet të qëndroj aty. Sidoqoftë, nëse atje është ndonjë ngjarje raciste, unë nuk mund të bëj asgjë”, tha Karanka në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Villarealit
Sunday, 15 May 2011 11:24