Jay Spearing sot ka zbuluar dëshirën e tij të madhe për të shënuar gola për Liverpool-in.
“Unë mendoj se çdo mesfushor dëshiron të shënoj gola dhe kjo do ta ndihmonte edhe më shumë në lojën e tyre. Mirëpo edhe pse nuk shënoj nuk është problem pasi më shumë më intereson përformanca e ekipit.”
“Për momentin roli im është që të jem solid në anën defanzive të mesfushës. Mirëpo nëse vjen koha të shënoj gol do ta mirëpres me dy duart.”
Spearing po ashtu e uroj Jamie Carragherin për paraqitjen e tij të 666 për klubin.
“Kjo tregon se Carra çfarë karriere ka pasur dhe sa ka qenë i përkushtuar për këtë klub. Mendoj se çdo njëri nga ne do të dëshironte këtë rekord.”
“Po nëse unë arrijë vetëm gjysmën e paraqitjeve të tij do të jem i lumtur.” tha Spearing.
Saturday, 14 May 2011 11:13