Nga Gjermania me vizion të golit. Ai është Miroslav Klose. Pas Taiwo e Mexes mund të arrijë edhe goditja e tretë me parametra-zero. Në një mërkato me shumë shkëmbime dhe lojtarë në skadencë të kontratës, shkaku i fair playt financiar, do të arrijë edhe një sulmues tjetër, gjithmonë duke konsideruar se Ibra qëndron.
Lojtari fizik, bomber i zonës së golit, ka shënuar plot 14 gola në kampionatin botëror, duke kaluar edhe legjendën Gerd Muller.
Klose luan në Bayern Mynich nga viti 2007. Në katër sezone te bavarezët, ka mbledhur 51 gola në 140 paraqitje.
Mesatarja e tij e realizimeve është 2.74 për gol në ndeshje. Me karakteristikat e tij, do të ishte alternativ ideale për Ibrahimovic.
Lojtar i gatshëm të zhbllokoj ndeshjet e vështira, njeri i zonës së penalltisë, nuk do të kishte problem që të përshtatej me bankinën. Raporti çmim/kualitet është i shkëlqyeshëm.
Friday, 13 May 2011 16:38