Sergio Busquets i ka hedhur poshtë akuzat se në bazë racore e ka fyer Marcelon, gjatë ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve, në Santiago Bernabeu, më 27 prill.
Pas ndeshjes Real Madridi është ankuar se Busquets i ka thënë Marcelos se është “mono” (majmun), kurse edhe UEFA në bazë të dëshmive të cilat i ka dorëzuar Reali, video-materialeve dhe deklaratave nga lojtarët e klubit, ka hapur procedurë disiplinore kundër këtij futbollisti.
“Pasi Real Madridi kishte marrë një pjesë të incizimit nga Youtube në faqen e tij në internet, kemi biseduar me lojtarin dhe ai neve na ka thënë se akuza është e gabuar”, ka thënë Toni Freix, një prej anëtarëve të udhëheqësish së Barcelonës.
Friday, 13 May 2011 13:46