Jose Alberti, një agjent i rëndësishëm i FIFA-s, në një intervistë për “calciomercatonews” ka folur për Carlos Tevez dhe Sergio Aguero.
Inter dhe Juventus po konkurrojnë për Agueron, mund të konfirmoni këta zëra?
“Interi ishte më të vërtetë vetëm një hap larg transferimit të Agueros sezonin e kaluar. Maradona e mori përgjegjësinë të merret personalisht me kalimin e lojtarit tek neroazurrët, por më pas marrëveshja dështoi”.
Tani është Juventusi, por unë nuk mund të them se ata janë në negociata, nuk është ende e sigurt nëse Aguero dëshiron të largohet nga Athletico Madrid.
Edhe Tevez në shënjestër të këtyre dy klubeve Italiane: “Çdo gjë për Tevez është shkruar tashmë, ai ka nënshkruar me Interin, agjenti i ti, Kia Joorabchian, i cili gjithashtu mban një pjesë të kartonit të klientit të ti ka arritur një marrëveshjë me Interin.”
Cili do të jetë top transferi me i madh në mëkaton e verës? “Unë mendoj se Reali do të nënshkruajë me talentin e Santos, Neymar.”
Friday, 13 May 2011 10:39