Fenway Sports Group dhe Liverpool FC sot kanë konfirmuar se Kenny Dalglish është emëruar si menaxher i skuadrës.
Dalglish ishte i caktuar që të jetë në krye të Liverpoolit deri në fund te stinorit, dhe tani ka nënshkruar kontrate 3 vjeçare. Edhe asistenti i tij, Steve Clarke ka nënshkruar kontrate 3 vjeçare.
John Henry: “Kenny është figure legjendare e Liverpoolit. Që kur erdhi në Janar ka treguar një lidership të jashtëzakonshëm dhe ka bere më të mirën për klubin. Ai e ka transformuar atmosferën në klub. Askush tjetër nuk ka mundur të jap një përgjigje si Kenny. Jam shumë i lumtur që kemi arritur marrëveshje. Nuk na u desh të mendojmë shumë, sepse ai është njeriu i duhur për skuadrën.”
“Duke punuar afër me të, kam vërejtur dashurinë e tij ndaj klubit dhe dëshirën e tij që përkundër gjithçkaje skuadra të filloj së fituari sërish. Ai ka një lidhje unike me tifozët. Unë jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje edhe me Steve Clarke, pasi kontributi i ti për Kennyn ka qenë i madh këto muaj.”
Tom Werner: “Ishte fantastike që ne shijuam një kohë të mirë pas disa rezultateve të dobëta. Kenny ka bere punë tmerrësisht të mirë dhe i ka bashkuar të gjithë në klub. Ne kemi një vizion të qartë të rrugës se Liverpoolit dhe Kenny është ai i duhuri për ta quar skuadrën përpara.”
John Henry shtoj: “Ishte një kohë eksituese në historinë e klubit. Emërimi i Ian Ayre dhe Damien Comolli dhe tani i Kennyt tregon një forcë të madhe të stafit në kub.”
Kenny Dalglish: “Kam thëne që kur erdha në Janar, se jam i lumtur që ta udhëheq ekipin deri në fund të stinorit. Tani pronaret kane vendosur që të më emërojnë mua dhe kjo është fantastike për mua dhe Steve Clarke që i nënshkruam këto kontrata. Te dy John Henry the Tom Werner menduan se ne jemi me të duhurit për ta quar klubin përpara. Ata që të dy janë fitues, dhe e dinë që tifozët duan një Liverpool fitues. Ky është një klub unik dhe jam i lumtur që do te kemi mundësinë të ndërtojmë diçka speciale përsëri.”
“Dua të përshëndes lojtaret që ishin fantastike dhe të gjithë në klub që me mirëpriten kur erdha në Janar.”
“Dua ta lavdëroj edhe Steve Clarke sepse ai ishte shumë i rëndësishëm në rrugën tonë. Lojtaret po kënaqen në seancat stërvitore e kuptojnë rendësin e tyre në lojërat aktuale, dhe kemi dhenë një përgjigje të shkëlqyer.”
Thursday, 12 May 2011 15:13