Skuadra angleze e Liverpoolit dëshiron të transferojë Philipe Countinhon në Premier League.
The Reds planifikojnë një revolucion në mërkaton e verës pas një sezoni jo të mirë dhe cak në listën e tyre e kanë edhe talentin e Interit, Countinhon.
Një shtytje në këtë transferim mund të jetë drejtori sportiv i Liverpoolit, Damien Comolli, i cili është një admirues i madh i 18-vjeçarit, të cilin e ka kërkuar edhe sa ishte drejtor sportiv në Francë, te skuadra e St Entienne.
Vështirë mund të ndodhë se Inter do ta largojë brazilianin vetëm pas një viti. Nerruazuret janë duke menduar ta huazojnë atë tek një skuadër, e deri me tani klubet iItaliane mbeten favorite.
Thursday, 12 May 2011 14:48