Pas katër golave të shtunën ndaj Sevilës, Cristiano Ronaldo realizoi tre të tjerë të martën ndaj Getafes.
Për portugezin ka qenë tripleta e gjashtë këtë sezon në La Liga, një rekord që nuk ishte parë kurrë në historinë e këtij turneu.
Golat ndaj Getafes i shërbyen Ronaldos për dy objektiva: i pari, i lënies pas të rivalit të tij për ”Këpucën e Artë”, Lionel Mesin, dhe tjetri për të thyer një rekord historik të Realit të Madridit.
Deri më tani askush nuk i kishte kaluar 47 golat sezonalë të Ferenc Pushkash, që i shënoi në edicionin 1859-1960. Ronaldo ka shënuar 36 gola vetëm në kampionat dhe me dy ndeshjet e mbetura, mund të kalojë kuotën 38, që është rekordi i mbajtur nga Telmo Zarra dhe Hugo Sançez në një kampionat të vetëm.
Madje, ka polemika në lidhje me një gol të shënuar në shtator ndaj Real Sociedad, që Marca ia jep Ronaldos, por që në të vërtetë u devijua me shpinë nga Pepe. Gjithsesi, edhe pa të, portugezi ka thyer tashmë çdo rekord.
Pavarësisht se i ka shënuar të gjitha këto gola dhe ka thyer rekordin, ekspertët e futbollit në mbarë botën thonë se CR7 është një hap larg yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
“Ai mund te thyej çdo rekord, mirëpo nuk është në gjendje ti dribloj 6 ose 7 lojtar dhe topi të përfundoj ne rrjete ndërsa rivali i ti po, ai është në gjendje ti tejkaloj 11 lojtar dhe ta përfundoj topin në rrjetë dhe ketë e ka dëshmuar kundër çdo kundërshtari madje edhe në sfidën me Realin e Madridit në Bernabeu ku i tejkaloj 5 lojtar dhe bëri golin e dytë, ndërsa në shume ndeshje të rëndësisë së veçante CR7 ka dështuar.” thanë ekspertët e Goal.com
Thursday, 12 May 2011 13:18