I ardhur në vëren e 1995, argjentinasi kurrë nuk është larguar nga skuadra italiane e Interit.
Verë 1995. Massimo Moratti, presidenti i Interit nga 25 shkurti i atij viti, deklaron blerjen e dy argjentinasve, njëri quhet Sebastian Paskual Rambert, 21 vjeç, sulmuesi i Intependientes, i cilësuar si talent, kurse tjetri ishte Javier Aldemar Zanetti, 22 vjeç, mbrojtës krahu, i ardhur nga Banfilld, për të cilin duhej pak.
I pari zhduket nga qarkullimi pas disa muajsh dhe me asnjë ndeshje në Serie A, e tjetri dje ka festuar ndeshjen e 1000-të në karrierë.
Sakrificë, zemër, seriozitet, pasion. Javier Zanetti, kapiteni i Interit rritet me këto kualitete në një lagje porti ne Buenos Aires. Babai murator dhe mamaja Violeta i mësojnë vlerat e jetës, e ai mëson çfarë janë sakrificat.
Ditën e martesës me gruan Paula, shkon për të vrapuar që të mbahet në formë. Nga viti 1995 deri me sot ka koleksionuar 537 ndeshje ne kampionat me fanelën e Interit. Një mesatare prej 33 ndeshjesh në sezon, numra të pabesueshëm.
Debuton me zikaltrit më 27 gusht 1995, Inter – Vicenza 1-0, goli i Roberto Carlos, gjashtëmbëdhjetë vjet më mbrapa ndeshjet janë 748, me 21 gola të shënuara.
Roma është kundërshtari të cilëve i ka shënuar më shumë dhe pikërisht kundër tyre ka prekur kuotën 1000 ndeshje.
Në mendjen e tij është ngulitur vetëm një frazë: “Giacinto Facchetti” një ditë më tha: “Javier, pa sakrifica nuk arrin asgjë.” Unë, fal babait tim, e dija që gjithmonë gjërat duhet t’i arrish me ngulm, por ta dëgjosh nga ai ka një peshë të veçante, sepse Giacinto fliste pak, por fjalët e tij ishin si gur”.
Thursday, 12 May 2011 11:58