Mesfushori kosovar nuk heqë dorë nga ëndrra për të luajtur për gjigantin anglez.
Astrit Ajdareviq në Liverpool u transferua në fillim të vitit 2007. Të gjiganti anglez qëndroi deri në vitin 2009, por nuk arriti të depërtonte në ekipin senior.
Pas një aventure të pasuksesshme të Leicester City, kosovari vendosi të kthehej në Suedi. Ai tani luan për Norrkopingun në kategorinë e parë suedeze.
“Unë shkova atje kur isha 16 vjeç dhe qëndrova për dy vjet e gjysmë. Ëndërroj që një ditë të luaj sërish në Liverpool”, ka thënë AJdareviq, shkruan Svenska Dagbladet.
Ajdareviq në Norrkoping është ndër bartësit e lojës dhe ndër mesfushorët më të vlerësuar në Suedi.
Thursday, 12 May 2011 11:31