De Rossi refuzon kontratën e Romës, mund të largohet në Angli
Daniele De Rossi mund të sakrifikohet nga Roma në merkaton e verës për të fituar milionat e nevojshëm për rindërtimin e ekipit.
Agjentët e dy skuadrave të Manchester United, dhe dhe nga ana e City, Hunt Barry janë duke monitoruar hap pas hapi situatën e mesfushorit Daniele de Rossi në klubin roman.
Italianit De Rossi, marrëveshja me klubin verdhë-kuq i skadon në vitin 2012 dhe mesfushori nuk ka pranuar kushtet e klubit. Zyrtarët e klubit kryeqytetas nuk janë të gatshëm të ndryshojnë kontratën për De Rossin, dhe janë të gatshëm që ta shesin mesfushorin për një ofertë të mirë gjatë merkatos së verës.
Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson ka ndjekur personalisht ecurinë e karrierës së mesfushorit italian, dhe atë e sheh si një zëvendësues potencial për veteranin Paul Scholes.
Sipas faqes së specializuar për transfere transfermarkt, vlera e De Rossit në tregun botëror është rreth 14 milion funte, gjë që nuk do të paraqet problem për dy klubet e Manchesterit.
Wednesday, 11 May 2011 22:31