-->
David Trezeguet mund të kthehet në Itali. Bomberi francez, pasi la Juventusin në sezonin e kaluar, mund të kthehet në vendin e mëparshëm, duke parë se Napoli ka shfaqur interes për të.
Por sot është folur për një kontakt të mundshëm me Milanin, duke parë se rossonerët janë në kërkim të një zëvendësuesi të Ibrahimoviqit. Për këtë “Ccalciomercatonews” ka intervistuar ekskluzivisht agjentin e futbollistit, Antonio Caliendo.
Trezeguet në Milan do ishte një hipotezë magjepsëse apo jo?
”Sigurisht, si zëvendësues i Ibrës do ishte shkëlqyeshëm, por duhet t’ia kërkoni Allegrit dhe Gallianit. Shfrytëzoj rastin ta uroj Doktor Gallianin për Scudetton e sapofituar.”
Por me ta asnjë kontakt?
“Dëgjohem shpesh me Milanin.”
Për të folur për Trezeguet?
“Jo, jo, asnjë kontakt për Trezeguet.”
Në të kaluarën ,kishte diçka të vërtet?
“Po dy vite më parë Milani ishte i interesuar shumë për të por Juvetus kishte vendosur një klauzolë që nuk lejonte lojtarin të blihej nga klube tjera italiane.”

Wednesday, 11 May 2011 17:43