Liverpool pritet ta emërojë Kenny Dalglishin si menaxher permanent brenda dhjetë ditëve.
Forma e mirë e Liverpool ka bërë që FSG të mendojë menjëherë për kontratën e Dalglishit si dhe planet për transferime. Liverpool është favorit për të nënshkruar me dy mesfushorët e krahut të Aston Villës, Ashley Young dhe Stewart Downing.
Liverpool pritet të nënshkruajë me Youngun për 12 milionë, ndërsa me Downing për 10 milionë funte.
Thuhet se të dy lojtarët parapëlqejnë më shumë kalimin në Liverpool sesa në Manchester United, pasi që edhe Ferguson ka shfaqur interesim për ta.
Dalglish do t’i përcjellë këta dy lojtarë edhe gjatë ndeshjes kundër Aston Villës, e cila do të jetë e fundit për këtë sezon.
Wednesday, 11 May 2011 09:00