I intervistuar në fund të garës për Coppa Italia, trajneri kampion i Italis, Allegri, foli për mikrofonat e Rai Sport: ”Ka karakteristika të ndryshme mes Ibrës, Patos dhe Robinhos, por doli pak i shqetësuar të shtunën dhe nuk deshi të rrezikonte menjëherë, fjala është për Ibrën.
Kemi pasur një rast me Robinhon, pastaj menjëherë me Seedorf, besoja se me ndërrimet do ta çonim ndeshjen deri në fund me sukses. Por djemtë nuk i fajësoj për këtë. Palermo na priti, nuk arritëm të shënonim, kemi qenë edhe të pafat edhe me dopio-shtyllën e Ibras, edhe pse mungonte shumë pak deri në fund. Kërkova që ta rikuperoj ndeshjen me katër sulmues në fund, duke parë edhe penalltinë e Ibrës që egzistonte,, por arbitri nuk e dha dhe kështu ndeshja përfundoj.
“Kërkuam të avancojm me krahët, por Antonini për fat të keq u lëndua dhe pastaj hyri Bonera, që ka karakteristika të ndryshme. Palermo bëri një ndeshje të shkëlqyeshme, ka luajtur ndeshjen duke kërkuar kundërsulme, dhe ne nuk arritëm të konkretizonim rastet. Ne arrinim shumë mirë pranë zonës, por nuk arrinim të gjuanim, mund të gjuanim shumë, por Palermo mbyllej shumë mirë.”
Tuesday, 10 May 2011 23:36