Nëna e ish-lojtarit më të mirë në botë, ka hedhur një bombë të vërtetë, duke thënë se Chelsea mund ta transferojë yllin e Real Madridit.
Simone Leite, me anë të Twitter, ka deklaruar se familja e saj do të jetë në Londër që nga gushti, prandaj është duke sugjeruar që Kaka do të jetë nënshkrimi i Chelseat në verë.
Kaka ka kohë që vëzhgohet nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich, por ai është edhe cak i Manchester Cityt.
Nëna e tij lajmëroi, përmes Twitter: “Të dashur, sezonin e ardhshëm do të jemi në Londër.”
“Do të jemi atje që nga gushti. Ju paralajmëroj.”
Nëna e tij ishte pyetur se a do të ishte Kaka me ta, por ajo nuk kishte më shumë për t’u përgjigjur.
Tuesday, 10 May 2011 16:16