Sulmuesi danez i Arsenalit, Nicklas Bendtner i cili i ka ndërprerë bisedimet me Arsenalin për vazhdim të kontratës, ka shprehur dëshirë që në të ardhmen të kalojë tek Barcelona.
Bendtner i cili po ndiqet nga Milan, Bayern Munchen dhe Newcastle, ka shprehur dëshirën që të shkojë tek Barcelona.
Bendtner konfirmon se një herë nuk do t’i vazhdojë bisedimet me Arsenalin dhe se do të flasë me Wengerin se a do jetë në planet e klubit dhe se do ketë minutazh me të madh në sezonin tjetër, pasi në këtë sezon më shumë e ka nxehur bankinën.
I pyetur rreth të ardhmes, ai tha: “Një herë çdo kalim tek ndonjë skuadër është spekulim, po do dëshiroja të shkoja në Barcelonë, e kam ëndërr të luajë me Xavin e Inestan”.
Tuesday, 10 May 2011 15:41