Tani unë mund të them se e kuptoj shprehjen “Më shumë se një klub”. Kam venë re që njerëzit me kanë përkrahur mua, madje edhe njerëzit që unë nuk i njoh. Njerëz të panjohur kanë kërkuar që të më vizitojnë në spital, kur isha i sëmurë.
Tifozët me kanë respektuar çdo 22 minuetësh të lojës, duke thirrur emrin tim.
Gjithashtu ata më respektuan edhe 2 ndeshjet e fundit ndaj Real Madrid dhe Espanyol. Të gjithë ata tifozë janë diçka më shumë në jetën time.
Unë kam punuar shumë, dhe mendoj se jam ne gjendje të bëjë 60 minuta lojë. Unë nuk kam asnjë problem. Nëse kam pasur dëme, unë i kam kaluar menjëherë.
Kam kaluar çdo test, dhe këmbët e mija janë në gjendje që të luajnë me topin. Ne kemi trajner, që e konsiderojmë si një shok.
Nëse ai më kërkon të luaj në krah të djathtë të mbrojtjes, unë do te luaj në atë krah, dhe do ta bej shumë mirë. Nuk ka rendësi nëse këmba ime e djathtë, shërben vetëm për të shkuar drejt autobusit.” tha Abidal
Tuesday, 10 May 2011 15:21