Kapiteni i Manchester United, Nemanja Vidiç, thotë se skuadra e Man Utd vetëm sa mund të bëhet më mirë me të rinjtë në skuadër.
Ai beson se ka shumë më shumë për të dhënë për skuadrën që ai drejton.
“Ky ekip ka hapësirë të rritet. Unë mendoj se sezonin e ardhshëm ne do të jemi edhe më të mirë.”
“Ju e shikoni, ne kemi kaq shumë lojtarë të rinj. Fabio, Chicharito, Nani, Valencia, Rafael, Chris Smalling, Jonny Evans dhe Anderson. Ne kemi një potencial të madh në këtë skuadër.”
“Këtë vit ata kanë provuar veten e tyre. Jemi një skuadër e madhe dhe ne mund të bëjmë gjëra të mëdha.”
“Disa ekipe mendoj që mund të rriten dhe të përmirësohen. Ne zhveshtore ka uri për suksese dhe progres. Ne kemi konkurrencë të mirë dhe lojtarë të rëndësishëm të rinj që vijnë mbrapa. Kjo është një skuadër e madhe për ta.”
Tuesday, 10 May 2011 14:54