Zyrtaret e Barcelonës janë duke i bërë përgatitjet për festën e titullit. Puna e titullit mund te kryhet edhe sonte në qoftë se Reali nuk arrin t’i fitoje tre pikët ndaj Getafes, por nesër edhe në qoftë se Reali fiton atëherë Barça ka nevojë për një pikë dhe të nisë festën për mbrojtjen e titullit.
Zyrtarët e klubit planifikojnë që skuadra të festojë në qytet të enjten ose të premten. Skuadra të enjten ka pushim dhe të premten stërvitje, por do shihet deri nesër se cila ditë do jetë për të festuar.
Ndërkohë, këshilli bashkiak i qytetit i ka informuar qytetarët se makinat duhet t’i parkojnë që nga sot në një pjesë tjetër të qytetit që e ka caktua këshilli bashkiak, pasi qendra Canaletas do jetë e mbushur me tifozë, duke festuar, madje qysh sonte mund të fillojë festa.
Tuesday, 10 May 2011 12:13