Steven Gerrard beson se skuadra e tij nuk do ta llë shumë në fron skuadrën e Man Utd, pasi kjo e fundit po thuajse e siguroi titullin e 19-të në histori të Premier Ligës, gjë që e bën atë klubin më të trofeshëm anglez.
“Është shumë e dhimbshme nga këndvështrimi ynë, pasi ne e kemi mbajtur atë rekord me vite të tëra, andaj ne duhet t’i hapim sytë dhe të mos bëjmë gabime më. Gjëja më e mirë nga këndvështrimi ynë është se ne jemi në rrugën e duhur dhe nuk do t’i lejojmë më ata kështu, e për këtë ju garantoj. Tani ne jemi në disavantazh prej një titulli, por ne jemi më të motivuar se kurrë që të kthehemi aty ku e kemi vendin. Ne ende jemi më të suksesshëm në Evropë sesa ata, dhe kjo na bënë të mburremi.”
“Nga unë dhe çdo lojtar i Liverpoolit pritet punë dhe rezultate maksimale në sezonin e ardhshëm”, tha Gerrard.
Tuesday, 10 May 2011 12:11