Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, nuk mjaftohet me titullin kampion të fituar nga skuadra e tij fundjavën e kaluar në Romë.
“Nuk mund të kënaqemi me atë që kemi fituar, duhet të shohim para. Kemi fituar kampionatin, por nesër luajmë ndaj Palermos gjysmëfinalen e Italisë ndërsa pas 1 muaji e gjysmë luajmë Super-kupën e Italisë. Këto janë objektivat e Milanit”, u shpreh Allegri para gazetarëve.
“Do të mundohemi të luajmë siç dimë sepse një ekip si Milani nuk mund t’i lejojë vetes përformanca të dobta. Nisemi pak në dis-avantazh pas barazimit 2-2 në San Siro, por do të mundohemi të fitojmë në një fushë të vështirë si ajo e Palermos,” shtoi tekniku kuqezi.
Tuesday, 10 May 2011 11:41