Dirk Kuyt ka lavdëruar Maxi Rodriguezin për he-trikun e dytë brenda dy javëve në fitoren 5-2 kundër Fulhamit, “Ishte edhe një natë e pa harrueshmë për Maxin.”
“Para ndeshjes kundër Birminghamit ai nuk kishte luajtur shpesh mirëpo pasi luajti ai shënoj he-trik, pastaj një gol dhe pastaj edhe një he-trik, gjithsej 7 gola në tri paraqitje.”
“Ai është në formë të mrekullueshme para golit. Edhe pse Maxi nuk kishte luajtur më herët ai ishte trajnuar mirë, ai ende punon me të njëjtin ritëm dhe kjo po e ndihmon atë shumë.”
Kuyt mendon se faktori Dalglish ka ndikuar shumë në këtë ndeshje dhe ai tha se gjithashtu Liverpool tani mendon vetëm për Tottenhamin.
“Ishte e pabesueshme që shënuam aq herët. Ne kemi mbërritur në Londër të dielën në mbrëma dhe kemi pritur një kohë të gjatë deri tek përballja mirëpo menaxheri erdh dhe na tha që të jemi të gatshëm për këtë duel.”
“Ne në 15 minutat e parë e fituam ndeshjen duke shënuar tre herë. Tani ne jemi të përqendruar tek Tottenhami, ne duam të marrim pjesë në Evropë andaj duhet ti nxjerrim pikët maksimale në dy ndeshjet që na kanë mbetur.” tha Kuyt.
Tuesday, 10 May 2011 11:38