Legjenda braziliane ka vlerësuar lartë të riun meksikan Chichartio, dhe duke shtuar se Lionel Messi nuk është aq i mirë për kombtaren Argjentinase si është me Barcelonën.
“Nuk ka dyshim se Hernandez është një lojtarë premtues. Ai është i shkëlqyer, unë kam parë disa ndeshje të tij në televizion dhe ai është një futbollist fantastik.”iu tha tre herë fitues i Kupës Botërore, Pele.
“Ai mund të jetë Messi i ardhshëm, sepse ai ka një talent të madh, ai është i ngjajshëm me Hugo Sanchez sepse këta të dy shënojnë shumë gola.
“Ne duhet të presim pak, sepse ne ende nuk e dimë se si ai do të luajë në ekipin Meksikan.. por pa dyshim, ai ka n jë potencial të madh.”
Pepe kishe edhe disa fjalë për Messin, ai tha: “Ekziston një dallim i madh ndërmjet nga Messi i Barcelonës dhe Messi të Argjentinës. Kur Messi luan me kombtarën ai nuk është i njëjti lojar,”Përfundoi Legjenda braziliane Pele.
Messi dhe Chichartio do të takohen në Wembley më 28 maj në finale të Ligës së Kampionëve, një përsëritje e finalës së 2009-s në Romë, të cilën e fitoi Barcelona.
Tuesday, 10 May 2011 07:28