Siç është raportuar nga “Sportmediaset”, ashtu si Zlatan Ibrahimoviq, edhe Kevin Prince Boateng rrezikon të mos paraqitet në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Palermos.
Lojtari ganez ka pësuar një lëndim në gju, i cili mund t’ia pamundësojë paraqitjen në ndeshjen kundër Palermos.
Por, deri nesër mbrëma këto mbeten ende në dyshim dhe gjithçka do të konfirmohet pas trainingut të fundit para sfidës së rëndësishme e cila tani për ekipin e Allegrit, i cili fitoi Skudeton dhe tani janë të koncentruar vetëm në Kupë do të jetë ndeshje e cila duhet të fitohet me çdo kusht.
Pa Zlatan Ibrahimovicin i cili ka pësuar lëndim në kavilje dhe Boateng i cili është në dyshim për teknikun toskan do të jetë mjaftë e vështir t’i zëvendësojë këta dy lojtar shumë të rëndësishëm në një sfidë shumë të vështir dhe e cila duhet të fitohet me çdo kusht nëse Milani dëshiron kualifikimin për më tutje.
Monday, 09 May 2011 15:10