Liverpool është në ndjekje të mbrojtësve të majtë dhe kjo është bërë e ditur haptas. Lojtarët si Jose Enrique dhe lojtare të tjerë janë lidhur shpesh me një kalim në Anfield, por tani duket se futbollisti i rebeluar i Arsenalit, Gael Clichy është transferi më i mundshëm.
Burime të ndryshme thonë se Kenny Dalglish është i prirur për të rrëmbyer Clichyn pasi drejtuesit e klubit i kanë refuzuar kërkesën për rritjen e pagës që momentalisht raportohet te jetë 50 mijë funte në javë.
Raportet thonë se Arsenal kërkon të fitoj rreth 7 milion funte nga Clichy pasi mund ta humbe atë pa asnjë cent në vëren e vitit 2012.
Ndërsa nga ana tjetër klubi nga Merseyside do te mundohet te shfrytëzojë lidhjen që ka Damien Comolli me mbrojtësin 25-vjeçar, pasi ishte vete Comolli që e zbuloi talentin e Clichyt dhe e transferoi atë në Arsenal në kohën sa ishte pjesë e Arsenalit.
Gjithashtu, Comolli ende ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger të cilit i kishte ndihmuar gjithashtu në transferimin e talentëve si Kolo Toure dhe Emmanuel Eboue dhe ndoshta kjo lidhje e dy francezevë do t’i ndihmojë Kennyt të transferojë mbrojtësin me cilësi të larta ofansive.
Monday, 09 May 2011 13:39