Objektivat e vetëm të Milanit nuk janë Gansos, Taiwo dhe Mexes, Corriere Della Sera ka nxjerrë në pah edhe një tjetër prapaskenë.
Gazeta italiane tregon një emër që në Milan po përflitet shumë gjatë. Bëhet fjalë për Javier Pastore.
Mesfushori më i mirë i Palermos është ndjekur edhe me përpara se ai të arrijë në “Renzo Barbera”. Milani duket se gjithnjë e më shumë po has në vështirësi për të transferuar fantazistin brazilian Ganso dhe mendon për një alternativë tjetër.
Xhevahiri argjentinas për ekipin rossoner kushton shumë, pasi që e Zamparini kërkon shumë për ta lënë të lirë yllin e tij, kështu që tani ka pak mundësi që një klub italian ta transferojë atë. Megjithatë, ai nuk është i patransferushëm.
Sidoqoftë, ardhja e Gansos do të ishte më e mirë, pasi që dihet se ai ka një çmim më të ulët krahas argjentinasit.
Monday, 09 May 2011 11:18