Objektivi i raportuar i Liverpool, Gervinho insiston se ai do të largohet nga Lille vetëm për një klub që do të mund ti ofrojë atij pjesëmarrje të rregullt në Champions League.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë mund të jetë në dispozicion për rreth 13 milion funte këtë verë, dhe edhe pse Reds nuk do të ketë probleme me këtë tarifë, duket se ata nuk do të mund të përmbushin kriteret e vet lojtarit.
“Unë jam duke u përpjekur të bëj më të mirën dhe të përqendrohem në lojën përfundimtare në kampionat,” shpjegoi 23-vjeçari. “Ne duam të fitojmë kampionatin. Gjithashtu, ne jemi në finale të Kupës.”
“Në fund të sezonit, unë dhe këshilltarët e mi do të flasim me klubin dhe do të shohim se çfarë duhet të bëjmë, por nëse unë do të lë një klub i cili do të luajë në Champions League, unë do të shkojë vetëm në një klub që do të marrë pjesë në Champions League.”
“Është konkurrimi më i mirë dhe unë dua të jem pjesë e këtij konkursi çdo vit.”
Liverpool mendohet se kanë qenë në ndjekje të Gervinhos që kur Damien Comolli arriti në klub, por mundësia për të nënshkruar Reds me Gervinhon është shumë e vogël dhe kjo do të mund ndodhë vetëm falë ndonjë mrekullie që do të qojë Liverpool në pozitën e katërt.
Monday, 09 May 2011 06:41