Menaxheri i Liverpool, Kenny Dalglish, beson se Jamie Carragher ka ende shumë për të ofruar për klubin pasi mbrojtësi veteran po përgatitet për të kaluar një tjetër pikë historike në karrierën e tij.
Mbrojtësi, do të bëjë paraqitjen e tij të 666 për klubin si kapiten kundër Fulham të hënën në mbrëmje.
Carragher, të cilit i kanë mbetur vetëm një vit në kontratën e tij, ka qenë i lidhur me një lëvizje në stafin e klubit të tanishëm, kur ai të pensionohet dhe madje thuhet se ai mund të bëhet një ditë edhe menaxher.
Ish-lojtari i kombëtares Angleze megjithatë, është duke u koncentruar në karrierën e tij duke luajtur në këtë moment për të cilën i është mirënjohës Dalglish pasi mbrojtësi ka një ndikim të madh në pjesën e mbrojtjes.
“Kjo është një arritje e madhe për atë që të jetë i dyti në tabelën për më së shumti paraqitje si një lojtar i Liverpoolit,” tha skocezi.
“Ai ka qenë këtu për një kohë të gjatë, dhe shpresojmë se ai do të jetë këtu edhe për shumë kohë.”
“Cally (Callaghan) është ikonë këtu jo vetëm për shkak të numrit të paraqitjeve që ai luajti, por edhe për shërbimin që ai i dha klubit dhe suksesi që solli këtu.”
“Ai ishte atje në fillim të themelimit të klubit, dhe ishte atje vetëm me Shanks (me ish-menaxherin Bill Shankly).”
“Carra mund të mos ketë qenë atëherë, por ai ka qenë pjesë e klubit gjatë menaxherëve të shumtë dhe ai u ka shërbyer çdo njërit prej tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.”
“Unë jam i sigurt se ai ka ende shumë për të na ofruar.”
Monday, 09 May 2011 06:29