Steven Gerrard ka një nder të veçantë për Jamie Carragher pasi ai përgatitet për pozitën e dytë në listën e paraqitjeve të të gjitha kohërave të Liverpoolit.
Nën-Kapiteni do të bëjë paraqitjen e tij të 666 për Reds në ndeshjen kundër Fulham sonte në mbrëmje, duke i dhënë atij mundësinë që të arrijë pozitën e dytë në listën e paraqitjeve duke mos e ndarë me askënd.
Gerrard beson se mënyra që Carragher ka zgjedhur për karrierën e tij deri më tani është shembull i përkryer për çdo futbollist.
“Carra është i pabesueshëm, dhe unë jam një nga fansat e tij më të mëdhenj,” tha ai.
“Unë kam parë qëndrimin e tij për më shumë se një dekadë dhe unë nuk besoj që ai e merr atë që ai e meriton.”
“Ajo që disa njerëz nuk e vlerësojnë te Carra është se ai punon shumë që të jetë në fushë. Edhe pas javëve të shumta jashtë, ai do të harrojë pengesat dhe dhimbjet për veten dhe klubin.”
“Ai është duke thyer rekordet në mënyrën e duhur në pikën më të lartë të lojës për shkak të qëndrimit të tij në fushë. Kjo është një arritje absolute për të.”
Gerrard beson se të rinjtë nga akademia John Flanagan dhe Jack Robinson duhet të marrin parasysh çdo fjalë dhe këshill nga 33-vjeçari.
“Disa prej të rinjve në klubin tonë do të kenë mundësinë për përparim, por atë do ta arrijnë vetëm në qoftë se ata dëgjojnë këshillat e lojtarëve me përvojë si Jamie Carragher.”
“Gjëja kryesore për ta tani është të vazhdojnë të mësuarit dhe të vazhdojnë të bëjnë atë që po bëjnë. Nëse ata do të dëgjojnë trajnerë, menaxher dhe lojtarët si Carra, atëherë ata mund të arrijnë shumë.”
Monday, 09 May 2011 06:09