Glen Johnson beson se Kenny Dalglish me ardhjen e tij në klub lojtareve ua ka kthyer buzëqeshjen, dhe beson se ky është faktori kyç në suksesin e Kennyt që nga ardhja e tij.
“Që kur kam ardhur unë këtu kemi pasur ndeshje të mira dhe të këqija, por ndeshjet e fundit, siç e keni parë edhe vetë, janë më të mirat që i kemi luajtur.”
“Kenny na e ka kthyer besimin përsëri, dhe lojtarët po kënaqen në stërvitje me këtë. Lojtarët janë çdo ditë e më të lumtur, ata mezi presin të luajnë.”
“Ai na ka dhënë më shumë vetëbesim dhe na e ka kthyer buzëqeshjen në fytyrat tona.”
“Fitorja e se dielës 3-0 kundër Newcastle, pas një kohë shumë të gjatë e ka kthyer Liverpoolin në vendin e pestë, që e dërgon në Europa League.
“Definitivisht në dhomat e zhveshjes ekziston një ndjenjë se në mund të qëndrojmë aty.”
“Stinori tjetër do të jetë shumë më i mirë, me ketë vetëbesim që kemi tani, këtë stinor do ta mbarojmë shumë mirë dhe tjetrin do ta fillojmë shumë mirë.”
Glen Johnson pati fjalë të mira edhe për Dirk Kuyt dhe të rinjtë e klubit.
“Ne kemi qeshur shumë dhe kemi bërë shumë shaka me Dirk, sepse normalisht ai gjuan nga çdo pozicion. Por, ai është lojtar fantastik. Ai ka qenë i shkëlqyer për shumë vite për Liverpoolin dhe besoj që do të jetë ende.”
“John Flanagan ishte i shkëlqyer. Natyrisht, John, Robinson dhe Kelly janë fantastikë dhe është shumë mirë që Liverpooli ka lojtar të tillë për të ardhmen.”
“Unë ndihem mirë. Është fantastike të kthehem nga lëndimi që kisha.”
Tuesday, 03 May 2011 09:19