Futbollisti i Real Sociedad, Antoine Griezmann, duket se ka rënë në radarin e Barcelonës.
Antoine Griezmann, i cili është 20 vjeçar, dhe luan si mesfushor i majtë, ka rënë në sytë e Guardiolas gjatë sfidës së fundit ku Barcelona pësoj 2-1 ne Anoeta.
Guardiola ka thënë se Griezmann është në mesin e lojtarëve më të mirë francezë, dhe ky futbollist i ka lënë përshtypje të mira, madje Guardiola ka lënë mundësinë që gjatë afatit veror edhe të tentojë ta marrë në Camp Nou.
Për Antoine Griezmann, jo veç Barcelona po interesohet, pasi edhe skuadra angleze Liverpool po i kërkon shërbimet e të riut francez.
Tuesday, 03 May 2011 07:14