Është folur shumë rreth talentit Brazilian dhe të ardhmes së tij në ketë fund sezoni.
Vështirësitë që braziliani ka kaluar duket se kanë qenë të shumta në ketë sezon, shkak edhe i lëvizjes së trajnerëve të ndryshëm në stolin zikaltër, si Benitez apo Leonardo.
Talenti nga Brazili deri më tani nuk ka arritur t’i bindë me paraqitjen e tij. Flitet shumë për të ardhmen e tij, por klubi zikaltër duket se do ta japë atë në formën e një borxhi për të gjetur më shumë hapësira sesa në Inter.
Është folur më parë rreth interesimit të një klubi spanjoll për të, po ashtu për një anglez, por në të vërtetë ende asgjë konkrete nuk ka.
Hipoteza dhe zëra merkatoje të kota deri më tani. Mundësia më e madhe qëndron që Coutinho për sezonin e ardhshëm të luajë serish në futbollin italian, dhe është klubi i Chievo Verona, i presidentit Campedelli, një prej miqve të klubit zikaltër, që po kërkon shërbimet e tij në formën e një huazimi për sezonin e ardhshëm.
Ky shkëmbim mes Interit dhe Chievos duket se do të bëhet që në merkaton e verës dhe Coutinho në sezonin e ardhshëm me shumë mundësi mund të luajë për ketë fanelleë përgjatë 12 muajve apo me pak.
Tuesday, 03 May 2011 06:41