Terry McDermott iu ka bërë thirrje pronarëve të Liverpool-it që ta bëjnë menaxher të përhershëm Kenny Dalglishin, sepse përndryshe “mëkati” është afër.
“Dalglish është njeri i shkëlqyer në futbollin anglez. Është vetëm çështje kohe para se ai të bëhet menaxher i përhershëm por nëse nuk ndodh kjo do të paraqiten shenjat e para të kiametit.
“Ai ka bërë punë të mrekullueshme dhe ua ka kthyer besimin lojtarëve sërish.”
“Dalglish e ka kthyer Liverpoolin nga fundi i pusit dhe e ka vendosur lartë. Atij i duhen edhe disa blerje dhe ta bëjë Liverpool-in sërish forcë pushtuese e Premier Ligës dhe Evropës”, tha Terry McDermott.
Tuesday, 03 May 2011 06:33