Gianluca Zambrotta, foli për gjendjen aktuale të Milanit, Taiwon dhe shokët e tij, Abate dhe Pirlo.
“Ne na nevojitet vetëm edhe një pikë dhe të sigurojmë scudetton, të shikojmë njëherë për ndeshjen kundër Romës dhe pastaj të mendojmë për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.”
Taiwo? “Kam lexuar emrin e tij në gazeta se do bëhet lojtar i Milanit. Është gjithmonë mirë që të ketë përforcime të mëdha.”
Nëse unë jam i shqetësuar për konkurrencën? “Jo, as që mendoj kështu, unë këtë vit u ktheva pas operacionit dhe kam dhënë kontributin tim.”
Abate? “Ai është duke bërë një sezon të madh, do të ketë një të ardhme të madhe me Milanin dhe ekipin kombëtar.”
Pirlo? ”Unë nuk mund të vendosë se çfarë do të bëjë ai, pasi këtë sezon i skadon kontrata. Është një lojtar që çdo ekip dëshiron ta ketë. Unë shpresoj se ai qëndron me ne” theksoi Zambrotta.
Tuesday, 03 May 2011 06:29