Pas paraqitjes që klubi i Real Madridit i kishte bërë skuadrës rivale Barcelonës në UEFA, kjo e fundit e ka refuzuar ankesën e Real Madridit ndaj “sjelljes jo të mirë të lojtarëve të Barcelonës”, në takimin e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.
Reali kishte kërkuar të suspendoheshin gjashte lojtarë të Barcelonës si: Alves, Busquets, Pedro, Pinto, Keita dhe Valdes, të cilët, sipas ekipit mbretëror, kishin ndikuar në vendimet e arbitrit kryesor të ndeshjes.
Mediat spanjolle kanë njoftuar se komiteti disiplinor i UEFA-së është takuar të hënën, ndërsa ankesa e Realit nuk është marrë parasysh.
Monday, 02 May 2011 14:42