I Intervistuar nga Inter Channel, braziliani zi-kaltër, Maicon duket mjaft i kënaqur për fitoren e arritur në ndeshjen kundër Cesenas.
Ndeshje e rëndësishme për të ruajtur vendin e 2-te sipas tij: “Te fitonim kundër Cesenas ishte mjaft e rëndësishme, e rëndësishme për të arritur objektivin tone në këto javë të fundit, vendin e dytë në tabelën në klasifikimit, që do të thotë kualifikim direkt për në Champions League.”
Golat e Pazzinit ? “Në stërvitje, nëse arrij të krosoj 10 topa tek ai, 6 apo 7 të tillë janë gola.”
E kemi provuar diçka të tillë përgjatë gjithë javës dhe mund të them se jam mjaft i lumtur që puna jonë e zhvilluar në stërvitje solli frytet e saja edhe në ndeshje.
Kërkoj gjithnjë të përmirësohem dhe të jap më të mirën time të mundshme për ketë ekip.
Monday, 02 May 2011 07:12