Giampaolo Pazzini, padyshim njeriu i ndeshjes dje kundër Cesenes ka folur për mediet pas fitores në këtë ndeshje të rëndësishme për ekipin zi-kaltër në këtë fund-sezoni:
“Një fitore që e donim mund te them, duke parë edhe pozitat jo edhe aq te mira në ketë sezon.”
“Jam mjaft i gëzuar për ketë fitore gjithashtu mund te them se jam edhe i gëzuar për një dhurate të mundshme që i kam bëre ekipit të Sampdorias duke parë dyluftimin në fundin e tabelës ku përfshihen edhe ish shokët e mi të ekipit.”
“Një pjesë e parë jo edhe aq e mirë, pas golit të pësuar kemi arritur të reagonim mjaft mirë. “
Nuk shënoja prej shumë kohësh? “Po, por dy-goleshi i djeshëm mund të them se është një përgjigje vetëm për veten time, për asnjë tjetër.”
Monday, 02 May 2011 07:03