Ish trajneri i Chelseas, Guus Hiddink, në një interviste për mediet,ka deklaruar se nuk pajtohet me fjalët e Jose Mourinhos,i cili tha se Barcelona është e mbrojtur dhe ndihmohet nga Uefa.
“Mourinho shkoi shume larg. Me gjithë ato kritika, ai dëshiron që te heq vëmendjen nga loja katastrofale e Realit.”
Ai e krahasoi ndeshjen Real-Barça me ndeshjen Chelsea-Barça kur unë isha menaxher i anglezëve.
Aspak nuk jam dakord me Mourinhon. Chelsea u dëmtua në atë ndeshje pasi nuk u referua një penalti ne minutat shtesë, por ajo ishte pastër një gabim i arbitrit.
Nuk pajtohem me atë që ai thotë për “teorinë e mashtrimit”, kjo nuk është asgjë.
Këto gjëra nuk mund te ndodhin. Kur ta shikoj ritransmetimin e këtij dueli R.Madrid vs Barça, mendoj se Mourinho duhet t’u kërkoj falje të gjithëve.
“Nëse nuk e bën këtë, atëherë fjalët e tij do te mbeten vetëm një tentim për të fshehur të vërtetën,” ka përfunduar Hiddink.
Monday, 02 May 2011 06:57