Kenny Dalglish raportohet se të mërkurën mbrëma ishte në Francë për ta përcjell dyshen e Lyonit , Cissokho dhe Lloris.
Skocezi Dalglish ishte në Francë gjatë ndeshjes së Lyonit kundër Montepellier ku thuhet se është impresionuar nga paraqitjet e të dy objektivave.
Liverpoolit më shumë i ka interesuar mbrojtësi i majtë Aly Cissokho pasi në atë pozitë nuk ka lojtarë të mjaftueshëm dhe për këtë Dalglish është detyruar të sjellë lojtarë nga akademia ndërsa rreth Lloris varet gjithçka nga vendimi i Reines nëse do të qëndroj apo jo.
Agjenti i Cissokhos ka pranuar se klienti i tij mund të largohet nga Lyon gjatë verës ndërsa destinacioni më se i mundshëm është Anglia.
“Nuk e di se cili klub Anglez është duke e kërkuar me ngulm Cissokhon sepse unë jam agjent në Itali.”
“Mirëpo e di se ai ka disa oferta serioze dhe pritet të vendos në fund të sezonit se ku do të luaj sezonin e ardhshëm , ai preferon më shumë Anglinë.” tha agjenti i tij taliani , Fabrizio Ferrari.
Saturday, 30 April 2011 07:59