Siç është raportuar nga “Sport” Andrea Pirlo është në shënjestrën e Malagas.
Malaga, një ekip që ka filluar të investojë mjaftë shumë në ekip, dëshiron të përforcojë mesfushën me transferimin e Pirlos.
Ata prioritet do të kenë transferimin e talentit breshian, i cili është shumë larg rinovimit me Milanin.
Klubi spanjoll do të përpiqet të bindë lojtarin me disa miliona, dhe janë të gatshëm të mposhtin konkurrencën e disa klubeve të famshme të tilla si Juventus.
Për Andrea Pirlon është e interesuar edhe Barcelona, mirëpo katalunasit nuk garantojnë për të një vend startues, por vetëm një vend të veçantë në stol.
Friday, 29 April 2011 14:30