Liverpool tashmë ka startuar kampanjën e transferove për të sfiduar titullin e Premier Leagues sezonin e ardhshëm me transferimin e Sylvain Marveaux.
Marrëveshja për transferimin e mesfushorit të Rennes, është arritur në prill, por detajet e kontratës në mes tij dhe klubit nga Merseyside janë zbuluar nga gazeta franceze L’Sport.
Gazeta e respektuar Franceze raporton se mesfushori i cili ishe subjekt i interesit edhe nga Man Utd dhe Chelsea para se të lëndohej, ka arritur marrëveshje katër vjeçare me Liverpoolin me mundësi për edhe për vitin e pestë, bazuar në paraqitjet dhe përformancën e tij.
Majtaku 25 vjeçar ka luajtur vetëm 10 ndeshje këtë sezon , pasi është lënduar rënde në nëntor, por për këto paraqitje ai ka realizuar 1 gol edh 2 asistime.
Dhe kjo forme besohet se ka zgjuar interesimin e drejtorit të strategjisë se Liverpoolit , Damien Comolli.
Friday, 29 April 2011 13:28