Babi i futbollit Sir Alex Ferguson, është befasuar kur e pa nga afër gardianin e skuadrës gjermane Schalke 04, Manuel Neuer dhe është rikthyer fuqishëm për kartonin e ti.
I tërhequr edhe një herë nga paraqitja e gardianit në sfidën e parë në Gelsenkirchen, menaxheri i Manchester United, sipas “Daily Star”, ka vendosur të rihape një tratativë me Schalke 04, edhe pasi ka zbuluar se mes Bayern dhe skuadrës se Schalke 04 nuk ka ende asnjë marrëveshje.
Sir Alex Ferguson është i gatshëm të parakaloje bavarezët, të cilët janë të gatshëm të investojnë 20 milionë euro për Neuer, të cila per Schalke 04 nuk janë te mjaftueshme.
Djajtë, sipas “Daily Star”, ka gati një oferte prej 24 milionë funtesh, rreth 27 milionë euro, për 25 vjeçarin nga Gelsenkirchen që Ferguson e ndjek tashmë nga 18 muaj.
Menaxheri i “Djajve” ishte bindur se Bayern e kishte mbyllur tashmë marrëveshjen dhe e kishte përqendruar vëmendjen e tij tek gardiani i skuadrës spanjolle, Athletico Madrid, David De Gea.
Friday, 29 April 2011 11:44