Besohet se Liverpool është duke përgatitur një oferte prej 10 milion funtesh për mesfushorin e Lyonit , Miralem Pjanic.
21 vjeçari nuk po arrin te stabilizohet në ekipin e parë të Lyonit nën urdhrat e trajnerit Claude Puel i cili preferon Yoann Gourcuffin para reprezentuesit boshnjak.
Pjanic njihet si mesfushor kreativ me nuhatje të mprehte për gol , por ketë sezon ai ka startuar vetëm ne 12 ndeshje në Ligue 1 dhe raportohet se është i pakënaqur në Stade de Gerland.
Kenny Dalglish do të mirëpriste një lojtari si Pjanic, vizioni dhe pasimet e të cilit do te krijonin raste për dyshen Carroll dhe Suarez.
Lyon kërkon 15 milion funte për te riun Pjanic por ata do të detyrohen ta shesin atë më lire nëse dështojnë te kualifikohen ne Champions League sezonin e ardhshëm.
Friday, 29 April 2011 11:17