Lorik Cana është vënë në shitje nga klubi turk Galatasaray, me drejtorin sportiv “Cer Ergun” që e ka konfirmuar lajmin.
Kohëve të fundit po spekulohet për një largim të shqiptarit drejt Italisë, me Interin, Milanin dhe Lazion që besohet të kenë treguar interesim për shërbimet e tij. Ergun shprehet se i di kualitetet e Canës, por pranon se klubi nuk mund t’i rezistojë një oferte joshëse.
“Cana është futbollist i shkëlqyer. Ne do të pranonim një largim të tij vetëm në rast të ndonjë oferte joshëse, në të kundërtën ai do të qëndrojë. Në rast se pranojmë ndonjë ofertë zyrtare pse jo?”, theksoi Cer Ergun për radio Mana.
Galatasaray kërkon 6 milionë euro nga çdo skuadër e interesuar për 27 vjeçarin, Lorik Cana, i cili ka refuzuar verës kalimin te Arsenal.
Galatasaray po e kërkon mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, edhe pse tregoi paraqitje të mirë kundër Fiorentinës, nuk e ka qëndrimin e sigurt.
Thuhet se pas ndeshjes me Violan, të fituar nga Milani 2-1, ku Seedorf shënoi gol, holandezi priste telefonatë nga kompania, pasi Silvio Berlusconi kishte thënë se ka shpresa për rinovimin e kontratës.
Sipas raporteve të La Gazzetta Dello Sport, klubi turk Galatasaray, ku luan edhe shqiptari Lorik Cana, po e kërkon Clarence Seedorf, që ka marrë oferta edhe nga klube tjera.
Është i mundshëm shkëmbimi me Lorik canën.
Friday, 29 April 2011 11:06