Më 2 maj 2011, në një konferencë në “Adidas Brand Center” në “Monza” në orën 16:00, do të prezantohet fanella e re e AC Milan.
Ne vijim është programi i eventit:
2 Maj, 16:00, konferencë në “Monza” – “Adidas Brand Center”.
Të paktën 3 lojtarë do të jenë prezent, ata mund te jenë: Van Bommel, Seedorf, Antonini.
Nga stafi administrativ do të jetë administratori i klubit rossoner, Adriano Galliani, ndërsa në këtë event do të paraqitet edhe trajneri Masimiliano Allegri.
Nga kompania sportive Adidas bëhët e ditur se njeri prej menaxhereve kryesor do të jete prezent emri i të cilit nuk u bë i ditur.
Audienca do të përbëhet prej:
Dhjetë forumeve Italiane, dhjetë fansa të Adidas, dhjetë fansa të Milanit, katërdhjetë përkrahës të Milanit, dhjetë VIP fansa te Milanit, pesëdhjetë gazetar dhe njëzet anëtar të tjerë të kompanisë Adidas.
Ne kete event do të prezantohet fanella e re nga lojtarët pjesëmarrës dhe administratori, Galliani.
Për fanellën e re pritet të flasin menaxheret e kompanisë Adidas.
Sipas të rejave të fundit që po qarkullojnë rreth fanellave këto fanella që shihen në foto mund të jenë fanellat e reja, gjithashtu në fanellat e reja parashihet të jetë dhe stema e Italisë që do të thoshte se Milani është kampion aktual i scudettos.
Friday, 29 April 2011 06:52