Cristian Abiati, është zëri i entuziazmit që pushton Milanelon dhe tentativat e tij si “zjarrfikës” nuk mjaftojnë për të fshehur klimën festive, që po mbizotëron: “Nuk e di nëse është sezoni më i mirë i karrierës time, sepse në 2008-ën kam zhvilluar një sezon të mirë, por më pas u dëmtova.
Është një sezon i rëndësishëm, sepse skuadra po luan mirë, pothuajse është drejt kompletimit të objektivit përfundimtar dhe rezultatet më kanë ndihmuar edhe mua, sikurse të gjithë ekipin. Megjithatë nuk ka mbaruar ende: të dielën do të jetë e rëndësishme të fitojmë,” kanë qenë fjalët e portierit.
“Është një rastësi, fakti që skuadra ka fituar vetëm 1 herë kur ka luajtur Amelia. Marko është një portier i mirë, ka luajtur gjithmonë në nivele të larta dhe është normale që, kur një lojtar luan më pak, ka vështirësi për të gjetur ritmin.”
“Për natyrën time, më duhet të them se këtë sezon kam bërë vetëm detyrën time, atë që duhet të bëja dhe që ma kërkojnë trajneri dhe klubi.”
Friday, 29 April 2011 06:25