Guardiola refuzoi të flasë për gjyqtarët apo për deklaratat e Mourinhos pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale Real Madrid – Barcelona 0-2, dhe tha se tash po fokusohet për ndeshjen e kthimit dhe se rezultati 0-2 nuk na garanton që të jemi të qetë që të shkojmë në Wembley.
Guardiola e din se Reali në javën tjetër nuk do te vije e të dorëzohet në Camp Nou, ata janë një klub me nëntë kupa në këtë garë dhe nuk do të vijnë me flamur të bardhe, ne i kemi edhe 90 minuta e duhet të jemi të koncentruar tha Guardiola.
Trajneri Guardiola ndihet shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij, e kontrolluam mirë ndeshjen dhe çdo rrezik që vinte, ne morëm një rezultat të mirë për sfidën e kthimit, tha ai.
Messi, nuk është hera e parë që bën gjëra të tilla, jemi me fat që e kemi Messin në skuadër tha në fund Guardiola.
Friday, 29 April 2011 06:21