Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i ekipit turk Gallatasaraj, Lorik Cana, është nxjerrë në shitje nga klubi turk.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit nga Stambolli, Cer Ergun, gjatë një interviste për radio “Mana”. Ofertat për kosovarin nuk mungojnë që nga Lacio në serinë A, e cila falë edhe menaxherit shqiptar, Igli Tare, gjendet më pranë lojtarit, deri te disa klube angleze dhe gjermane.
Gjithsesi, theksojnë drejtuesit turq, Lorik Cana do të shitet vetëm në rast se për të do të vijë një ofertë zyrtare mbi 6 milionë euro.
Për momentin këtë shumë e ofron vetem skuadra londineze Fulham. Ndërkohë që Lazio ofron 4-5 milionë euro. Në lojë për Lorik Canën është futur edhe Hamburg, por klubi gjerman nuk shkon me shumë se 5 milionë euro për ish-kapitenin e Marsejës dhe Sandërlendit.
Thursday, 28 April 2011 17:56